Pas Shtimes, asfalti ka lulëzuar edhe në Vushtrri.
Një banor në rrugën “Muhamed Rashica” në Vushtrri, i ka dërguar disa fotografi në adresë të portalit Koha, ku shihet se bari ka mbirë në rrugë.
Sipas këtij banori, rruga është asfaltuar në fund të dhjetorit të 2018-s.
Kohavision para pak ditësh ka raportuar një rast të ngjashëm në Shtime.