Edhe nëse Trump nuk e pranon humbjen, Biden planifikon të shpallë fitoren

23:37 | 03 Nëntor 2020

Biden planifikon të shpallë fitoren edhe nëse Trump nuk e pranon humbjen.

Kandidati demokrat për president Joe Biden, planifikon të shpallë fitoren të martën mbrëma nëse organizatat relevante e shpallin atë fitues të zgjedhjeve, edhe nëse presidenti Donald Trump refuzon të pranojë dhe kundërshton rezultatin.

Këshilltarët e fushatës së Biden thanë se ish-zëvendëspresidenti dëshiron të shmang një keqinformim të mundshëm të Trump lidhur me procesin zgjedhor.

“Neve nuk na intereson se çka thotë Trump”, citohet të ketë thënë menaxheri i fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon.

“Ne do të përdorim të dhënat tona dhe do të sigurohemi që ish-zëvendëspresidenti t’i drejtohet popullit”, shtoi ai.

Trump raportohet tu ketë thënë privatisht këshilltarëve të tij që nëse do të duket se ai po fiton garën ai do të shpallë fitoren.

Ndërkohë, pavarësisht rezultatit Biden pritet t’i drejtohet natën e të martës popullit amerikan.

Komento: