Vedat Muriqin e urojnë për ditëlindje edhe nga Turqia, ia kujtojnë golat me Fenerbahcen.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 29-të.
Muriqi që vesh fanellën e Mallorcas nga La Liga e Spanjës, ka marrë urime të shumta nga klubi aktual dhe nga Turqia, shkruan Lajmi.net
Faqet sportive, në veçanti A Spor e ka uruar ‘luanin’ e Kosovës për ditëlindjen e tij të 29-të, duke ia publikuar golat me ish-ekipin e Superligës së Turqisë, Fenerbahce.
Kujtojmë që Vedat Muriqi po kalon në një sezon fantastik në La Liga, ku ka shënuar 12 gola në 27 paraqitje. Gjithashtu futbollisti ‘dardan’ ka kontribuar edhe me dy asiste.