Rastet e lindjeve nga vajzat nën moshën 18 vjeçare në Kosovë kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta.
Në spitalin rajonal në Prizren në repartin e Gjinekologjisë është pranuar një femër shtatzënë 16 vjeçare e komunitetit Ashkali, e cila ka shkuar për të lindur fëmijë.
Sipas deklaratës ajo ka bashkëjetuar me të dyshuarin Ashkali qe një vit dhe qëllimi i tyre është që të krijojnë familje.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitar, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit rasti hetohet dhe procedohet në procedurë të rregullt.