Edhe një aksident me kamion në Fushë Kosovë, goditet një grua

10:47 | 10 Mars 2019

Një grua është goditur nga një kamion në Fushë Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë, në vendkalimin për këmbësorë, ku një grua është goditur nga një kamion.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 9:30 është shkaktu një aksident afër shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Një këmbësore është goditur nga një kamion dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procedurat e nevojshme, rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut”, ka thënë Hoxha.

Komento: