Edhe një deputet i LDK-së rezulton pozitiv me koronavirus

17:33 | 13 Korrik 2020

Edhe një deputet i LDK-së është infektuar me koronavirus.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Demaj ka bërë me dije se nga e premtja është në vetizolim dhe se po ndjek rekomandimet e mjekëve.

“Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv. Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve”, ka shkruar Demaj.

Komento: