Edhe një dëshmi tjetër pse duhet të shkohet në rinumërim: Në Kamenicë votat e LDK-se i barten Listës Serbe

14:13 | 11 Tetor 2019

Është bërë tashmë rutinë qarkullimi i formularëve që KQZ i ka shpërndarë nëpër të gjitha vendvotimet, e të cilët del të kenë qenë me gabime të shumta që komisionerët i ka venë në vështirësi në bartjen e të dhënave.

Në adresë të redaksisë tonë ka ardhur edhe një foto ku shihet që në një vendvotim në komunën e Kamenicës, votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë shënuar Listës Serbe, shkruan ORAinfo.

Rreth këtij problemi me formularë kanë reaguar edhe disa subjekte politike të cilat vlerësojnë se KQZ bën shkelje ligjore nëse dalin me rezultat zgjedhor pa e evituar problemin e formularëve. /ORAinfo/

Komento: