Edhe një dorëheqje nga Telekomi

12:05 | 08 June 2021

Vjen edhe një dorëheqje nga Telekomi.

Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai do të vazhdojë punën në Telekom, mirëpo jo në pozitën e njëjtë.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, vet Abazi.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm që çdoherë të jetë në shërbim të Telekomit.

“Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje”, ka thënë Abazi për gazetën “Epoka e re”.

Komento: