Edhe një foshnje gjashtë muajshe në mesin e të lënduarve nga aksidenti në Kamenicë ku vdiq 33-vjeçari

11:48 | 25 Shkurt 2023

Aksidenti në Kamenicë ku vdiq 33-vjeçari, në mesin e të lënduarve edhe një foshnje gjashtë muajshe.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në fshatin Hodonoc të Kamenicës, ku mbeti i vdekur një 33-vjeçar dhe u lënduan tre persona.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në mesin e të lënduarve është edhe një foshnje gjashtë muajshe, raporton Express.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

“Fsh. Hodonoc, Kamenicë 24.02.2023 – 10:30. Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në mes të dy veturave. Po ashtu gjatë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy femra (njëra prej tyre foshnjë 6 muajsh) bashkudhëtare me viktimën si dhe drejtuesi i veturës tjetër të përfshirë në aksident. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, thuhet në raport.

Komento: