Edhe një futbollist i Ballkanit ftohet nga Kombëtarja e Kosovës, reagon Munishi

12:32 | 17 Nëntor 2020

Kombëtarja e Kosovës do ta luaj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombëve kundër Moldavisë.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është gëzuar pasi lojtari i tij, Armend Thaçi u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjen kundër Moldavisë

“Armend Thaçi. Nder dhe krenari, unë, biri ytë, Kosovë”, ka shkruar Munishi, transmeton Indeksonline.

Kjo është hera e tretë që Armend Thaçi ftohet nga Kombëtarja e Kosovës.

Komento: