Edhe një grua shtatzënë në mesin e të lënduarve nga aksidenti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe një grua shtatzënë në mesin e të lënduarve nga aksidenti

23:43 | 13 Shkurt 2019

Aksident i rëndë trafiku ndodhi sonte, nga i cili përfunduan shumë persona pa shenja jete.

Nga 5 pacientët hospitalizuar në qendrën e Urgjencës në Shkup, një është në gjendje kritike dhe në çdo moment do t’i nënshtrohet operacionit.
Bëhet fjalë për një grua e cila është edhe shtatzënë.

“Për momentin gjendja është nën kontroll kemi numër të madh të personelit të mobilizuar, kemi 5 pacientë, një i gjinisë femërore dhe është shtatzënë. Nga dy femrat njëra është në gjendje kritike. Lëndime shumë serioze, tani do ta fillojmë operacionin”, deklaroi Ilir Hasani, drejtor i Qendrës së Urgjencës.

Derisa kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një postim në Facebook ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë edhe qytetarë të Gostivarit.

“Fatkeqësisht në këtë aksident janë përfshirë individë të moshave të ndryshme dhe janë nga Gostivari. Këto janë orë të vështira për të gjithë ne, i lutemi Zotit të na ndihmojë”, ka shkruar Taravari.

Komento: