Edhe një Gjeneral i Ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale i ka dërguar ftesë për intervistë edhe Lahi Brahimaj.
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dukagjini do të intervistohet këto ditë nga prokurorët, kanë thënë burimet e Indeksonline.
Ish– anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.
Muaj më parë në media ishte publikuar një listë me emrat e mundshëm të personave që do të gjykohen nga Specialja, ku në atë listë ndodhej edhe emri i Brahimajt.
Ky i fundit në atë kohë duke komentuar listën kishte thënë për Indeksonline se një gjë e tillë mundet me qenë e vërtetë, por atëherë është vetëm gjykatë politike për interesa të Serbisë.
Ai thoshte se personat që i bëjnë këta emra janë në bashkëpunim direkt me Serbinë dhe me Gjykatën.
Deri më tani prokurorët e Speciales kanë intervistuar në Kosovë disa ish pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa në Hagë kishin udhëtar vetëm Rrustem Mustafa- Remi, Sami Lushtaku dhe Faton Mehmetaj./