Edhe një ish luftëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

14:52 | 01 Shtator 2020

Gjykata Speciale fton edhe një ish luftëtar të UÇK-së.

Ramiz Kukaj, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Kukaj, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka thënë se Kukaj do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë.

“Sot mora lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga Gjykata Speciale . Edhe ky do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka thënë ai.

Komento: