
Specialja fton për intervistim edhe një ish-ushtar të UÇK-së.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Selimi, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit për kr.ime lufte.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Safet Hasani, përmes një postimi në Facebook.
“Sot morëm lajmin se bashkëluftëtari ynë, që shërbyem së bashku në të njëjtën njësi ushtarake PU-ZOSh gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Selimi, nga Vërrnica e Vushtrrisë, është ftuar nga Gjykata Speciale për kr.ime lufte, në cilësinë e të dyshuarit”, ka shkruar ai.
