Edhe një medalje për Kosovën, Laura e artë në Bosnje

19:06 | 07 Korrik 2019

Shteti i Kosovës, po burret me sportin e Xhudos.

Xhudo vazhdon të sjell suksese të mëdha për Kosovën. Pas sukseseve në Lojërat Evropiane të Minsk 2019 dhe së fundmi të Flaka Loxhësë, xhudistja tjetër Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu i ka siguruar medaljen tjetër të artë Kosovës në Kampionatin Evropian të xhudos për grupmoshat U-21, raporton lajmi.net.

Përmes një video të publikuar nga trajneri Driton Kuka është kuptuar që himni i Kosovës u intonua.

Ky është suksesi i radhës i Xhudos në pak kohë, duke konfirmuar se ky sport vazhdon të na lartësojë emrin kudo në botë.

Komento: