Edhe një tjetër krim ka ndodhur sot në Suharekë, kësaj radhe në fshatin Studenqan.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Dyshohet që vëllai ka privuar nga jeta vëllanë.
“Tani jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, e di që vetëm një person është qëlluar asgjë më shumë. Nuk i di motivet”, ka thënë ai shkurt pa dashur të japë informacione shtesë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Suharekë është qëlluar edhe një person tjetër në fshatin Mushtisht.