Edhe një person ndalohet lidhur me rastin “Karaçeva”

16:45 | 22 Prill 2021

Ndalohet edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”.

Prokuroria Themelore në Gjilan,ka ndaluar të pandehurin V.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

I pandehuri V.B., dyshohet se gjatë vitit 2020, në mënyrë ilegale ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinon e quajtur ‘’Admiral’’, në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, transmeton Klan Kosova.

I njëjti me vendim të prokurores së rastit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan

Komento: