Edhe një sukses nga Majlinda Kelmendi, e artë me ippon në Tel Aviv – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe një sukses nga Majlinda Kelmendi, e artë me ippon në Tel Aviv

17:34 | 24 Janar 2019

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka korrur edhe një sukses sot.

Ajo ishte e jashtëzakonshme sot në Grand Prix “Tel Aviv”, duke qenë superiore ndaj kundërshtarëve.

Majlidna arriti të rrëmbejë medaljen e artë në garën e sotme, duke e mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen në kategorinë 52 kg, transmeton Koha.

Në finale iu deshën vetëm 35 sekonda për ta përmbyllur takimin pasi e mposhti Cohenin me ippon.

Kelmendi me ippon kishte fituar edhe tri ndeshjet e para në Tel Aviv.

Me këtë rast Kelmendi ka grumbulluar 700 pikë olimpike në rrugëtimin e saj për “Tokyo 2020”.

Komento: