Edhe një tjetër dorëheqje e papritur

13:47 | 23 May 2019

Duket se Kryeministrja britanike, Theresa May ka vendosur të dorëhiqet.

May do të japë nesër dorëheqje, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të saj për Brexit, sipas mediumit britanik ‘The Times’ i cili thirret në burime.

May të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, në mes të cilëve janë mundësitë e referendumit të dytë dhe mbetja e përkohshme e vendit në unionin doganor me Bashkimin Evropian.

Nga Qeveria britanike dje është larguar ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqje sepse “më nuk beson” se qeveria do ta zbatojë Brexitin ashtu si kanë vendosur britanikët në referendum në qershor të vitit 2016.

Komento: