Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Gjakovë.
Një punëtor është lënduar në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë, pasi është shembur një pjesë e dheut në një vend ku punohej.
Lajmin e ka konfirmuar majori Kristë Gjokaj, dhe ka treguar se personi që është lënduar është jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka thënë se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Gjatë ditës së sotme një person në Gjakovë është lënduar pasi që në një objekt është shembur dheu dhe e ka zënë punëtorin. Punëtorët kanë arritur ta nxjerrin nga objekti. Personi është jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendngjarje ka dalë inspektori i punës dhe prokurori kujdestar”, tha Gjokaj