Edhe një tjetër rekord i ri nga Lionel Messi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe një tjetër rekord i ri nga Lionel Messi

23:53 | 22 Dhjetor 2018

Messi ka vendosur edhe një tjetër rekord të paparë.

Messi realizoi njërin prej dy golave të fitores së kampionit në fuqi të La Ligës të shtunën në “Camp Nou”.

Superylli argjentinas shënoi për 2-0 në fund të pjesës së parë, pasi më herët ishte përfshirë në golin e epërsinë të shënuar nga Ousmane Dembele.

Ky ishte goli i 15-të i Messit në La Liga këtë sezon, që përbën rekord të paparë deri më tani.

Lionel Messi është bërë futbollisti i vetëm nga pesë ligat kryesore evropiane që i shënon 15 gola apo më shumë në secilin prej 11 sezoneve të fundit.

Komento: