Edhe një tjetër skuadër e Premierligës hyn në garë për Rashicën

16:41 | 13 May 2020

Rashica tashmë është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha.

Sa më shumë që afrohet afati kalimtar veror, i cili këtë verë do të hapet në bazë të asaj se si përfundojnë kampionatet, emri i Milot Rashicës vazhdon të lakohet çdo ditë e më shumë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës duket se po kalon ditët e fundit te Ëerder Bremen, para se të bëj një lëvizje te ndonjë skuadër më e madhe.

Skuadra si Liverpool, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Southampton dhe Aston Villa, janë përmendur për interesimin e Rashicës.

23 vjeçari, tani është cak edhe i gjigantit tjetër të Premierligës, skuadrës së Ëest Hamit.

Mediet në Gjermani raportojnë se Ëest Ham United janë të gatshëm të paguajnë deri në 35 milionë funte për Rashicën, por do të presin se si do të përfundojë sezoni në Bundesligë.

Rënie eventuale e Ëerderit një kategori më poshtë, do të bëjë që kjo skuadër të ulë çmimin e Rashicës.

Komento: