Edhe një tjetër yll i Real Madridi besimin e Zinedine Zidanes

18:16 | 31 Dhjetor 2020

Tjetër yll i Realit humb besimin e Zidanes.

Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard ishte ndër arritjet e para gjatë verës, por nuk ka zhvilluar asnjë minutë që nga 1 dhjetori.

Norvegjezi u rikthye të “Los Blancos” pas huazimit për një edicion të Reali, por muajt e fundit nuk ka treguar potencialin e duhur.

Sipas Diario AS, Odegaard nuk ka zhvilluar asnjë minutë që nga humbja prej Shakhtar Doneskt në Ligën e Kampionëve.

Ai mungoi shkaku i lëndimit në përballjet kundër Monchengladbach, Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao, por qëndroi në stol në ndeshjet kundër Sevillas, Eibar, Granada dhe Elche.

Odegaard nisi si titullarë në ndeshjet e para, por lëndimet i shkaktuan probleme dhe tani duhet të punojë përsëri të rigjejë formën e duhur për të bindur teknikun francez.

Komento: