Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Rahovecit.
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Rahovec.
Policia njofton se një burrë ka ndërruar jetë pak kohë pasi është dërguar në qendrën emergjente të Prizrenit, e ky rast po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, tha policia.
Njoftimi i plotë:
Rahovec 20.04.2019-14:10. Raportohet se në Qendra Emergjente në Prizren nga familjarët e tij është sjellë viktima mashkull K/Shqiptar i cili pas një kohe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.