Edhe një zevendësministër i shtohet qeverisë Haradinaj

15:18 | 30 Janar 2019

Qeveria e Kosovës njihet me numrin më të madh të zëvendësministrave në rajon.

E sikur të mos mjaftonte kjo, Qeverisë Haradinaj i është shtuar edhe një zëvendësministër. Pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale tash e tutje do ta mbajë edhe Besnik Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nxjerr vendim për emërimin edhe të një zëvendësministri.

Besnik Berisha nga Ferizaj është emëruar zv/ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Berisha është kryetar i degës së Nismas Socialdemokrate në Ferizaj ndërsa që nga 29 janari është edhe zv.ministër në MPMS e cila drejtohet nga Skender Reçica.

Komento: