Edhe pa anëtarët e PAN-it KQZ ka kuorum thotë Daka

19:02 | 29 Mars 2019

Daka thotë se KQZ ka kuorum edhe pa anëtarët e PAN-it.

“Nuk kam kompetencë të vendosë për formulën e përfaqësimit në KQZ”, thotë Valdete Daka
Kryetarja e KQZ-së, Valdete DAKA, tha se KQZ është funksionalizuar me emërimin e tetë anëtarëve të rinj.

Ajo theksoi për RTV 21 se përkundër faktit që mungojnë dy përfaqësues të koalicionit PAN, KQZ ka kuorum për të marr vendime.

Daka tha se nuk dëshiron të bëjë interpretime ligjore të emërimit të përfaqësuesve të partive politike sepse kjo çështje është në diskrecionin e Presidentit.

Komento: