E bukur dhe mbresëlënëse ajo duket në çdo paraqitje.
Bëhet fjalë për modelen kosovare, Diellza Kolgecin, e cila shquhet për bukurinë dhe stilin e veçantë.
Diellza, sot edhe pse është në pritje të ëmbël duket në formën më të mirë të mundshme. Kjo gjë vërehet nga imazhet e shumta, që bukuroshja po i publikon në rrjete sociale.
Së fundmi, ajo ka hedhur në instastory dy imazhe të bukura, teksa në njërën prej tyre shihet para një fotografie të bërë, kur ajo ka qenë 17 vjeçare, shkruan rtv21
“Une 17 vjeqe dhe une tash duke prit cdo moment”, ka shkruar Diellza krahas imazhit të bukur, ku duket e veshur me të zeza.
Diellza dhe Fisnik Rugova janë në pritje të një vajze, e cila pritet që së shpejti të vijë në jetë.
Bukuroshja kosovare dhe basketbollisti i njohur pritet që në 10-të ditëshin e parë të muajit maj të bëhen prindër.
Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele atë e kemi parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare, “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”.
Përveç këtyre, Diellza për vitin e katërt me radhë ka organizuar evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën.