Nexhat Daci është shfaqur për herë të parë pasi djali i tij humbi jetën.
Daci bashkë me pjesën tjetër të familjes shihen në hollin e Kuvendit të Kosovës ku edhe po mbahen homazhet, raporton Periskopi.
Si çdo prind për humbjen e fëmijës së tij, edhe Daci sot po duket i thyer dhe shumë i mërzitur.
Arian Daci, zëvendësministër i Diasporës humbi jetën dje në Brezovicë pasi një ortek bore e zuri përfundi.