Sheshi “Xhoxh Bush” në Prishtinë vazhdon të jetë i “qasshëm” edhe për automjetet private.
Pasi qëndroi e mbyllur për një muaj, rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë të cilën komuna e shndërroi në shesh, të premten u lirua për qarkullim të autobusëve të Trafikut Urban dhe të automjeteve emergjente.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se gjoba për qytetarët të cilët kalojnë me veturat e tyre private në këtë rrugë do të jetë 500 euro si dhe për një vit marrja e patente shoferit.
Megjithatë, ky vendim i autoriteteve komunale nuk po respektohet nga qytetarët.
Faqja “Vrojtuesit e lagjes” në Facebook kanë publikuar disa fotografi, ku shihet se qytetarët i janë qasur kësaj rruge me automjetet private, ndonëse kjo gjë është e ndaluar.
Të drejtë qarkullimi në këtë rrugë kanë edhe ambulancat dhe veturat e policisë.
Pjesa tjetër e kësaj rruge është kthyer në shesh.