Edhe personi i tretë izolohet në Shqipëri, dyshohet se është i prekur nga koroanvirusi

11:12 | 09 March 2020

Dy raste deri me tani janë konfirmuar nga Shqipëria se janë prekur nga koroanvirusi.

Një tjetër person dyshohet se është prekur nga koronavirusi në Shqipëri krahas dy të tjerëve që u konfirmuan mbrëmë.

Gazetarja Ajgena Korbi bën me dije nga spitali Infektiv se një tjetër person është sjellë aty duke u izoluar dhe dyshohet se është i prekur.

“Burime nga spitali më bëjnë me dije se ka simptoma të COVID-19, por janë analizat e specializuara që do të saktësojnë nëse kemi të bëjmë vërtetë me një të prekur të tretë”, raporton gazetarja.

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa duke mbyllur shkollat për dy javë. Ndërkohë, janë ndaluar fluturimet me Italinë deri në 3 prill.

Ndërkohë, Abc Neës zbuloi se dy personat e prekur jetojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë babë e bir. Ata kanë hyrë në Shqipëri më datë 26 shkurt nga pika e Hanit të Hotit.

Që nga ajo ditë, ata kanë patur kontakte të vazhdueshme me qytetarë të tjerë.

ISHP njoftoi më parë se janë duke kontaktuar me personat të cilët mund të kenë patur kontakt me dy personat e infektuar për të parë nëse ka apo jo shenja tek ata.

Ka një shqetësim të madh për faktin se ata mund të kenë infektuar edhe të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë për të tillë.

Në një lidhje live me studion e Abc Neës nga spitali Infektiv, gazetarja Ajgena Korbi informoi se janë futur në karantinë edhe të afërmit e personave të prekur.

Abc Neës zbuloi se të prekurit janë V.K 54 vjeç, dhe P.K 28 vjeç.

Komento: