Edhe pesë mjekë dhe infermierë infektohen me koronavirus

18:18 | 01 April 2020

Pesë mjekë dhe infermierë të tjerë negativë ndaj Covid-19, shkon në 13 numri i të shëruarve në Shqipëri.

Edhe 5 persona, pjesë e personelit shëndetësor, rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare, raporton ATSh.

Me 13 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

Komento: