Edhe presidenti Thaçi pritet të jetë pjesë e takimit Merkel-Vuçiq në Davos

11:43 | 22 Janar 2019

Presidenti Hashim Thaçim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiq mund të takohen në Davos të Zvicrës.

Më shumë se 100 vende të botës do të marrin pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ku pritet të marrin pjesë liderët e vendeve më të fuqishme të botës, raporton lajmi.net.

Në anën tjetër mediat serbe sot raportuan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në këtë Forum dhe do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas këtyre raportimeve, Vuçiq dhe Merkel në Davos të Zvicrës do të diskutojnë për Kosovën, ekonominë dhe integrimin evropian.

Po ashtu është bërë e ditur se përveç kancelares gjermane Angela Merkel në Forumin Ekonomik Botëror do të marrë pjesë edhe komisioneri i BE-së për Zgjerim Johannes Hahn, shkruan më tutje lajmi net.

Se a do të ketë ndonjë takim mes Thaçit, Vuçiqit dhe Merkelit kjo mbetet të shihet në ditët në vijim pasi që ky Forum do të zgjasë deri më 25 janar.

Komento: