Edhe Princi Leka reagon pas dorëheqjes së Haradinajt

21:04 | 21 July 2019

Edhe Princ Leka ka reaguar për dorëheqjen e Haradinajt.

Mbretëria shqiptare ka reaguar lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Princ Leka në një njoftim për media ka thënë se trimëria dhe guximi gjithnjë kanë qenë dhe mbeten tiparet më dalluese të Familjes Haradinaj, ndërsa është theksuar se ishte trishtues vendimi i Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ky është reagimi i plotë i Princit:

Trimëria dhe guximi gjithnjë kanë qenë dhe mbeten tiparet më dalluese të Familjes Haradinaj, ndërsa është theksuar se ishte trishtues vendimi i Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit,

Krenohemi me ty Ramush dhe na rritë ndjenjën e pergjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për Atdheun dhe Kombin e tij.

E trishtueshme kur mësova për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj është një patriot i vërtetë dhe një hero kombëtar.

Me kënaqësi dhe besim të plot pres kthim të shpejtë të Kryeministrit Haradinaj ndërsa kërkon drejtësi në Hagë.

Jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë të njëjtën përgjegjësi për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Përpara me hapa të mëdhenj si dy shtete por të bashkuara si një komb, brenda një Europe të vetme.

Komento: