Edhe pse ishte e kualifikuar, nuk u ftua as për intervistë në MPJ

19:35 | 07 May 2019

Alketa Spahiu thotë se aplikoi për të testuar nepotizmin e korrupsionin.

Alketa Spahiu është ndër 15 kandidatët që ka konkurruar për postin “Zyrtarë të Misionit Diplomatik”, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, mirëpo ajo nuk është pranuar në këtë pozitë me arsyen se nuk është e kualifikuar.

Ajo ka të përfunduar studimet në universitete prestigjioze jashtë Kosovës, e gjithashtu përvojë në diplomaci.

Alketa Spahiu nga Gjilani në fillim të prillit kishte konkurruar për pozitën “Zyrtarë të Misionit Diplomatik”, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, raporton KTV.

thotë që i ka të gjitha kualifikimet e nevojshme, ajo nuk është pranuar as në fazën e parë për këtë pozitë.

Ajo shprehet e bindur që në këto institucione nuk merren për bazë përvojat apo shkollimi.

Spahiu, që është e punësuar, thotë se ka aplikuar në këtë pozitë vetëm për të testuar nepotizmin dhe korrupsionin në institucione publike.

Megjithatë, ajo thotë se ka pasaportë italiane dhe se mund të punësohet ku të dojë në Evropë, por ka dashur ta bëjë publik rastin që të vetëdijësohen edhe të tjerët për nepotizmin që ndodh vazhdimisht në punësime në institucione publike.

Për detaje rreth kësaj pozite, KTV-ja ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Komento: