Ka nisur procesi i intervistimit të noterëve të rinj.
Megjithatë, e pandalshme në këtë proces të nisur kohë më parë, është treguar Ministria e Drejtësisë, duke përfunduar kështu pjesën e parë të intervistimit të kandidatëve për noterë.
Kandidatët janë shprehur të kënaqur me intervistimin nga komisioni.
Drejtori i Departamentit Ligjor, njëkohësisht edhe anëtar i komisionit për intervistim, Ardian Bajraktari, ka thënë se ky proces nuk ka pasur parregullsi, ka filluar kohë më parë dhe askush nuk do të jetë peng i proceseve politike.
Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë vendim të institucioneve kompetente që e konteston këtë proces, andaj sipas Bajraktarit, ky proces është i bazuar në ligj, raporton ktv.
Nga 168 kandidatë, gjysma janë intervistuar të shtunën ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të dielën, për 79 vende të lira për noterë.