Gjykata Speciale e fton edhe Ramiz Lladrovcin si dëshmitar.
Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Ai do të intervistohet më 19 dhjetor, raporton Express.
Lajmin se është ftuar nga Specialja e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, ka shkruar Lladrovci.
Ndryshe, dje ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli.