Edhe Serbia nesër shpall ditë zie për serbët e vrarë

10:29 | 26 Shtator 2023
edhe-serbia-neser-shpall-dite-zie-per-serbet-e-vrare

Qeveria e Serbisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme e shpalli 27 shtator 2023 ditë zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë.

“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat ”, thuhet në njoftimin e Qeverisë serbe./FrontOnline/

 

Komento: