Edhe shërbyesit civilë në grevë tërëditore, këto janë kërkesat e tyre – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe shërbyesit civilë në grevë tërëditore, këto janë kërkesat e tyre

20:26 | 30 Janar 2019

Tani grevës tërëditore të filluar nga SBASHK-ut iu bashkuan edhe shërbyesit civilë në Komunën e Prishtinës. Ata paralajmërojnë vazhdim të grevës deri në realizim të kërkesave të tyre si nënpunës civilë të Komunës së Prishtinës.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë, se Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, ne lidhje me kerkesen e parashtruar qe sherbyesit civil te Komunes se Prishtines t,ju ngritet koficienti për 40-përqint me shume se koeficienti baze qe eshte propozuar ne Draft Projektligjin per Paga.

Kjo kerkes eshte parashtruar edhe mbi bazen qe Prishtina ka statusin e veqant juridik te kryeqytetit dhe sherbyesit civil te Komunes se Prishtines kan vellim dhe nderlikushmeri me te madhe te punes se sa komunat e tjera.

Andaj, pas realizimt të grevës paralajmëruese një orëshe dhe mos reflektimit të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara, Këshilli Grevist i Komunës së Prishtinës njofton, se nga nesër më datë 31 janar 2019, do të fillon grevë e përgjithshme-tërëditore, deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.

Komento: