Edhe Shqipëria mbetet pa Drejtor të Policisë

10:21 | 31 Gusht 2022

Pas Kosovës edhe Shqipëria mbetet pa Drejtor të Policisë.

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.

Lajm u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.

Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj./EuronewsAlbania

Komento: