Edhe sonte qytetarët protestuan nga ballkoni

20:34 | 22 Mars 2020

Të pakënaqur me krizën politike të krijuar në vend, edhe sot është protestuar nga ballkonet.

Qytetarët e Kosovës kanë protestuar edhe sonte nga ballkonet e tyre.

Si çdo natë tjetër, protesta ka filluar nga ora 20:00, ku qytetarët kanë bërë zhurmë me mjete të ndryshme.

Protestat në formë të tillë janë mbajtur nga e dita e enjte, për t’i kundërshtuar zhvillimet politike në vend në kohën kur edhe Kosova si shumë vende të botës është prekur nga pandemia Covid-19.

Komento: