Institucionet e vendit në pushim, vazhdojnë festën edhe sot.
Kosova të dielën ka festuar 11-vjetorin e Pavarësisë të shpallur në shkurt të 2008-ës.
Anembanë Kosovës dje kishte festë, qytetarë të shumtë kishin ardhur për të festuar edhe në kryeqytet.
Por, pavarësisht se festa ishte dje, institucionet e vendit sot janë në pushim.
Kështu, në kalendarin e festave zyrtare në Republikën e Kosovës, për vitin 2019, në pajtim me nenin 2 të Ligjit për Festat Zyrtare, e hëna 18 shkurt, është pushim.
Kohë më parë është kërkuar qëkur festat të bien në vikend, të mos lidhen ditët e pushimit, mirëpo kjo kërkesë nuk ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës.