Gjuajtja me vezë e autobusëve urban ka ndodhur edhe sot në Prishtinë.
Ndonëse ka përfunduar dita e “Halloween”, në Prishtinë edhe sot po vazhdojnë aktet e shëmtuara të hudhjes së vezëve.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, i ka lutur personat e papërgjegjshëm që po i kryejnë këto akte, që të ndalen dhe mos t’i dëmtojnë autobusët.
Postimi i Ahmetit:
Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot.
Halloëeen ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët.
Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet.