Qeveria dërgon sërish kamionë me ushqime në veri.
Pas mbylljes së të gjitha shitoreve në veri, Qeveria e Kosovës ka dërguar sërish kamionë të mbushur me produkte ushqimore esenciale.
Edhe sot, në katër komunat veriore, janë vendosur pika mobile me kamionë për të furnizuar me ushqim elementar të gjithë banorët e asaj pjese të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë dje se këto pika mobile do të jenë çdo ditore.
Edhe zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, e ka konfirmuar vazhdimin e operacionit të sotëm me mallra, duke shtuar se “kryeministri për pak do të japë detaje në konferencë”.
Ndërkaq, në anën tjetër, kryeministri Haradinaj ka ritheksuar se Qeveria do të marrë masa të vazhdueshme ndaj planit të Beogradit, duke potencuar se shteti do t’u dalë krah banorëve të kësaj pjese.