Edhe sot takohen Kurti e Mustafa, a do të arrijnë marrëveshje për presidentin?

08:52 | 14 December 2019

Vazhdojnë edhe sot takimet Kurti-Mustafa.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot në përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.

Megjithatë, fillimisht LDK ka thirrur mbledhjen e kryesisë së partisë, e cila do të nis në ora 11:00.

Ndryshe, përfaqësues të këtyre partive dje kanë deklaruar se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshje.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i shtojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

Komento: