Edhe sot vazhdon kërkimi për 4 vjeçarin i cili dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit

09:33 | 23 May 2023

Vazhdon edhe sot kërkimi për 4 vjeçarin i cili dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar.

Dyshohet se fëmija ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit.

Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes ai nuk është gjetur.

Për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndalë kërkimi, kurse sot pritet të filloj përsëri.

Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.

Komento: