
Nisja e taksive nga çdo lokacion brenda kryeqytetit tash e mbas do ta ketë tjetër çmim.
Kjo, meqë një numër i madh i kompanive të taksive në kryeqytet e kanë shtrenjtuar nisjen e tyre, për 50 cent më shumë.
Çmimet e reja qytetarëve po u duken të papërballueshme.
Ndryshe sipas naftarëve, brenda 10 ditëve çmimi mund të shkojë mbi 3.5 euro.