Edhe tre persona shërohen nga Kamenica të infektuar me COVID-19 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe tre persona shërohen nga Kamenica të infektuar me COVID-19

14:16 | 18 Prill 2020

Shërohen tre të infektuar me COVID-19 nga Kamenica.

Tre persona të infektuar me COVID-19 nga Kamenica, janë shëruar plotësisht, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negative”, ka shkruar Kastrati.

Komento: