Edhe tri vedkje të reja nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

15:14 | 08 June 2020

Tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njofton se nga 702 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 127 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2, transmeton Klan Kosova.

Atje në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë me koronavirus.

Një pacient në moshën 80 vjeçare nga Kumanova që ishte shtrirë në spital me 4 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri i moshës 62 vjeçe që ishte pranuar në spital me 5 qershor dhe tjetri i moshës 78 vjeçar që ishte shtrirë në spital me 2 qershor.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni brenda 24 orëve ka regjistruar 7 pacientë të shëruar.

Sipas qyteteve katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar kurse 156 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri, raporton Alsat-M.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 1343 raste aktive me koronavirus.

Komento: