Edhe Tuna në ndihmë të prekurve të tërmetit në Shqipëri, bën veprimin e madh

20:22 | 29 Nëntor 2019

Para pak ditëve Shqipëria është goditur nga një tërmet vdekjeprurës.

Nga ky tërmeti deri më tani janë gjetur 50 viktima e disa të tjerë janë ende nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, përcjell ORAinfo.

Shumë shqiptarë janë mobilizuar për t’iu vënë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

E një veprim të tillë e ka bërë edhe këngëtarja Tuna Sejdiu e cila ka mbledhur të gjitha forcat për të ndihmuar të prekurit nga kanceri.

“Sot me date 28.11.2019 ne ora 11.00 ne Four,Park Hospitality Group me mbeshtetje te Kryqit te Kuq te Republikes se Maqedonise Veriore,bashke me koleget dhe miqte e mi nga Kosova,Shqiperia dhe Maqedonia mbajtem pres konferencen me inicijativen e perbashket per te grumbulluar donacione per ndihmen dhe mbeshtetjen e viktimave te prekura nga termeti ne Shqiperi.

Ne presin u drejtua sekretari gjeneral i Kryqit te Kuq te Maqedonise Veriore, Dr Sait Saiti, biznismeni dhe Zv.Kryetari i qytetit te Shkupit Z-ri Enver Maliqi si dhe artistet prezent.

‘Shkupi eshte nje qytet i solidaritetit, le ta tregojme kete me vepra.’ – u deklarua z-ri Enver Maliqi.
Siç është cekur nga Presidenti i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Z. Nebi Hoxha – 3 punkte janë mobilizuar në Shkup, Tetovë dhe Strugë.

Ne pres konferencen u bene te ditura donacionet e numrave 143 400 ,ku shuma e grumbulluar eshte 2.467 000 den.
Ne te njejten kohe gjate presit u ftuan qytetaret dhe kompanite e shtetit per te bere donacione ne forma monetare edhe me tutje.
Faleminderit te gjitheve per secilin kontribut tuajin!

Nuk jeni vetem!”- ka shkruar Tuna/ORAinfo/

Komento: