Pothuajse i gjithë sektori publik është futur në grevë.
Dhe, kjo ka ngjallë debat nga të gjitha shtresat.
Grevë, grevë, grevë…Kjo po që është fjala më e përmendur prej disa javësh. Mësuesit në grevë, mjekët në grevë, infermierët e punëtorët sociale gjithashtu në grevë, shkruan Kosovarja.
Pra, një pjesë e mirë e institucioneve kanë hyrë tashmë në grevë dhe kjo gjendje nuk është aspak e këndshme. Një klimë e cila nuk është përjetuar ndonjëherë në realitetin kosovar.
Kush ka mbetur pa hyrë në grevë? Ndoshta vetëm këngëtarët, pasi aktorët disa herë e kamë bërë këtë gjë.
Humoristi Halim Berisha, që është edhe një ndër imituesit më të njohur të Hashim Thaçit, përmes një mbishkrimi të lënë në faqen e tij në Facebook, thotë se vëllezërit Mziu kanë hyrë në grevë.
Sigurisht, shaka.